Poligonet e “hedhjes së sëpatave” e cila për herë të parë u hap në ShBA dhe u përhap për kohë të shkurtër në shumë vende të botës, për ata që kërkojnë mënyra të ndryshme për të shpëtuar nga stresi, tashmë ka ligën ku do të përcaktohet kampioni botëror.
Liga Botërore e Hedhjes së Sëpatës (The World Axe Throwing League – WATL), ka filluar në ShBA, Kanada, Brazil dhe Irlandë si dhe 15 qytete mes të cilëve edhe Chicago mes datave 9-10 tetor, ku nikoqir i këtij evenimenti është kompania Bad Axe Throwing.
Në turneun që është kampionati botëror i parë për hedhje të sëpatës rreth 1000 persona do të garojnë 8 javë. “Më të mirët” që do të vlerësohen pas 7 javëve ku do të bëhen nga 40 hedhje në ditë, do të thirren në turneun që do të zhvillohet javën e fundit. Pjesëmarrësi i cili do të zgjidhet “Hedhësi më i mirë i sëpatës në Botë” do t’i jepet çmim prej 3.500 dollarë amerikan.