Sportingu dëshiron ta transferojë djalin e Ronaldos për ta përsëritur historinë

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Sporting Lisbona dëshiron ta transferojë djalin 8-vjeçar të Cristiano Ronaldos, pas formës impresionuese që ka treguar në edicionin që lamë pas.

Kur pesë herë fituesi i Topit të Artë kaloi nga Madridi në Torino, kështu bëri edhe djali i tij dhe si babi, ashtu edhe Cristiano Junior shënoi disa gola në fanellën e Bianconerëve.

Djaloshi i debutoi te grupmoshat e reja të Juventusit duke shënuar katër gola në fiton 7-1 ndaj Lucentos dhe në prill shënoi shtatë gola në fitoren 25-0 ndaj Maritimo China.

View image on Twitter

Në total, Cristiano Junior ka arritur të shënojë 56 gola në 26 asistime qysh në sezonin e tij të parë te grupmoshat U-9 të Juventusit, ndërsa sipas Sport Mediaset, Sportingu e dëshiron transferimin e tij.

Bëhet e ditur se skuadra portugeze tashmë e ka kontaktuar gjyshen e tij, Dolores Aveiro, duke shpresuar që ta përsërisin historinë e Cristiano Ronaldos, që rrjedhë nga akademia e tyre.

Ylli i Juventusit kishte kaluar te skuadra portugeze në moshën 12-vjeçare, gjersa kishte bërë 31 paraqitje para e te kalonte te Manchester United për 15 milionë euro në vitin 2003. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme