Sporting Lisbona i ka bërë një nderim të madh yllit portugez, Cristiano Ronaldo.
Sportingu, që njihet për një akademi cilësore, e cila ka prodhuar disa emra të njohur për futbollin evropian, natyrisht edhe pesë herë më të mirin në botë, Ronaldon, ka marrë një vendim të madh për ta nderuar 35-vjeçarin.
Akademia e klubit nga tani do të mbajë emrin ‘Academia Cristiano Ronaldo’,
Ronaldo u rrit si lojtar në Sporting.
Ai debutoi në vitin 2002. Nga kjo skuadër ai kaloi te Man Utd, transferim që u realizua vetëm tri ditë pas miqësores mes tyre, ku Ronaldo e la gojë hapur atë kohë Sir Alex Fergusonin.
Sot, Ronaldo, numëron 5 Topa të Artë dhe katër Këpuca të Arta si dhe shumë çmime tjera individuale të UEFA-s dhe FIFA-s, derisa ka fituar gjithçka që mund të fitojë një futbollist, përveç Kupës së Botës me Portugalinë.