Sportingu shkarkon Mihajloviqin nëntë ditë pas emërimit si trajner

Prishtinë | 28 Qer 2018 | 10:44 | Nga

Sportingu i Lisbonës ka shkarkuar trajnerin serb Sinisha Mihajloviq vetëm nëntë ditë pas emërimit nga klubi portugez.

49-vjeçari nënshkroi kontratë trevjeçare disa ditë para se presidenti Bruno de Carvalho u shkarkua nga bordi që po tenton të shpëtojë klubin nga i cili janë larguar nëntë lojtarë në shenjë proteste ndaj sulmit të tifozëve në muajin maj.

Kontrata e Mihajloviqit vlente 1.7 milionë euro për sezon, por nuk do të marrë asnjë kompensim nga klubi që ka pohuar se ai ende nuk kishte nisur punën si trajner.

“Sportingu ka vendosur t’i jap fund periudhës së Mihajloviqit dhe të anulojë kontratën e tij”, ka thënë presidenti i ri, Jose Sousa Cintra, transmeton Koha.net.

“Do të kërkojmë një trajner të ri që do të prezantohet të hënën”, ka shtuar ai.

Një grup prej 50 tifozësh sulmuan lojtarët dhe stafin pasi klubi dështoi të siguronte një vend në Ligën e Kampionëve.

Nga klubi janë larguar lojtarët: Rui Patricio, Daniel Podence, Gelson Martins, Bruno Fernandes, William Carvalho, Rafael Leao, Ruben Ribeiro, Bas Dost dhe Rodrigo Battaglia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme