Lufta verbale mes Spotify dhe Apple po vijon ku i pari e akuzoi të dytin për monopol.
Spotify e paditi Apple pranë Komisionit Evropian, duke thënë se prodhuesi i iPhone përdor praktika të pandershme me App Store, ku specifikisht Spotify nuk është i kënaqur me tarifën 30 për qind që Apple merr nga zhvilluesit e aplikacioneve.
Platforma suedeze për audio Spotify, thotë se e përdor këtë praktikë për të fituar avantazh me shërbime rivale si Apple Music. Kompania vijon më tej duke thënë se është e detyruar të ul çmimet për të përfshirë edhe koston e 30 për qind dhe mbetet konkurruese përballë Apple Music.
Në anën tjetër, Apple u përgjigj akuzave të Spotify se ky i fundit kërkon përfitimet e një aplikacioni pa pagesë kur në vete është me pagesë.
“Çdo monopol thotë se nuk ka bërë asgjë gabim dhe ne nuk po e bëjmë për vete por për çdo konsumator dhe konkurrentë të tjerë”, tha Spotify në një njoftim.
Komisioni Evropian tha se kishte marrë ankesën e kompanisë dhe konfirmoi se është duke punuar për të gjetur një zgjidhje.