Spotify tani edhe në orët e Samsung

Prishtinë | 20 Dhj 2016 | 16:51 | Nga

Pas kërkesave të shumta Spotify ka sjell aplikacionin e tyre muzikor për orët e mençura të Samsung, Gear S3 dhe Gear S2. Megjithatë, versioni i Spotify për orët ëshë pak i limituar.

Abonuesit që paguajnë Spotify Premium nuk do të mund të përdorin aplikacionin nëse nuk janë të kyçur në internet. Këngët mund të dëgjohen përmes rrjetit Wi-Fi ose LTE.

Në ndërkohë, përdoruesit e versionit pa pagesë të shërbimit mund të dëgjojnë listat e ndryshme të artistëve në mënyrën ‘shuffle’ megjithatë, vetëm përdoruesit ‘Premium’ mund të dëgjojnë këngët specifike.

Sidoqoftë, aplikacioni për Gear ka disa tipare të reja shumë interesante. Përdoruesit mund të tejkalojnë një këngë duke rrotulluar rrethin e orës. Përmes përdorimit të zërit, ju do të mund të zgjedhni një këngë apo artist.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme