Në shkollën “Lutfi Musiqi” në Vushtrri, disa personave iu është ndaluar votimi për shkak se censori në hyrje të votimit e ka identifikuar sprejin në gishta edhe pse nuk kanë votuar.
Kjo ndodhi, pasi këta persona kanë pasur kontakt me votues paraprak.
Personave që nuk iu është lejuar të votojnë, kanë thënë se do të ankohen zyrtarisht.
Ndryshe, në Vushtrri nuk ka pasur incidente dhe deri tani gjithçka ka shkruar me rregull.
Po ashtu, deri në këto momente kanë votuar më shumë se 22 mijë njerëz që i bie rreth 30%.