Ekonomia Online
FUNDIT

​Ekzekutohet në mes të ditës shqiptari në Spanjë, autori e qëlloi disa herë dhe u largua me skuter

​Ekzekutohet në mes të ditës shqiptari në Spanjë, autori e qëlloi disa herë dhe u largua me skuter

Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në mes të ditës në Orihuela Costa, në Spanjë. Ngjarja ndodhi në një rrugë publike në zonën bregdetare të Playa Flamenca, ku viktima u qëllua disa herë nga një person i armatosur, i cili lëvizte me skuter.

Sipas dëshmive të personave që ndodheshin pranë vendngjarjes, autori iu afrua 39-vjeçarit me skuter dhe hapi zjarr ndaj tij pa thënë asnjë fjalë. Pas të shtënave, ai u largua me shpejtësi, përpara mbërritjes së forcave të sigurisë.

Në vendngjarje u dërgua një ekip i Shërbimit të Ndihmës Mjekësore Emergjente (SAMU), por mjekët konstatuan se shqiptari kishte ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra, transmeton Euronews Albania.

Hetimet për ngjarjen i ka marrë në dorë Garda Civile spanjolle. Agjentët po analizojnë provat balistike dhe po mbledhin dëshmi për të rindërtuar rrethanat e vrasjes dhe për të identifikuar autorin, i cili ende nuk është kapur.

Të ngjashme