Ekonomia Online
FUNDIT

Elshani: Pagesat ndaj operatorëve ekonomikë janë ekzekutuar, pritet rifillimi i punës në shkolla dhe çerdhe

Elshani: Pagesat ndaj operatorëve ekonomikë janë ekzekutuar, pritet rifillimi i punës në shkolla dhe çerdhe

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, ka bërë të ditur se janë ekzekutuar pagesat ndaj operatorëve ekonomikë, punëtorët teknikë të të cilëve kishin hyrë në grevë.

Përmes një njoftimi, Elshani ka thënë se pas realizimit të pagesave pritet që puna në shkolla dhe çerdhe të rifillojë në përputhje me kontratat dhe marrëveshjen e arritur.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu krijimin e një Task-Force në ditët në vijim, e cila do të mbikëqyrë gjendjen higjienike në të gjitha shkollat dhe çerdhet e kryeqytetit.

Sipas Elshanit, kjo strukturë do të ketë për detyrë të kërkojë respektimin e plotë të standardeve higjieno-sanitare dhe përgjegjësi nga operatorët ekonomikë dhe punonjësit e Drejtorisë së Arsimit.

“Shëndeti i fëmijëve tanë është i panegociueshëm”, ka theksuar Elshani.

Të ngjashme