Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se Republika e Kosovës i është bashkuar Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve, i cili u lansua në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.
Kosova i bashkohet Samitit të Fëmijëve, Kurti tregon qëllimin e deklaratës

Përmes një postimi, Kurti ka theksuar se kjo deklaratë synon mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së gjeneratave të reja.
Ai ka vënë në pah rëndësinë e arsimimit dhe shëndetit të fëmijëve, duke përfshirë edhe shëndetin mendor dhe atë psikosocial, në një kohë kur teknologjitë e reja dhe koha e gjatë e kaluar para ekraneve po paraqesin sfida të reja.
“Në kuadër të Forumit të Paqes në Paris u lansua Samiti i Fëmijëve, dhe si Republikë e Kosovës iu bashkuam Deklaratës Politike, me qëllim mbrojtjen e mirëqenies dhe të ardhmes së gjeneratave të reja. Arsimimi dhe shëndeti i fëmijëve, përfshirë ai mendor e psikosocial, teksa po sfidohemi nga teknologjitë e reja dhe kalojmë kohë të gjatë në ekrane, janë jetikë”, ka shkruar Kurti.

















