Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë e Gjakovës ka konfirmuar se sot rreth orës 16:40, Policia ka pranuar informatën nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit.
Plagosen me armë zjarri dy persona në Gjakovë, i dyshuari arrestohet, sekuestrohet një pushkë automatike

Lidhur me rastin, Krasniqi për Express tha se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar “tri (3) gëzhoja dhe një (1) armë e gjatë automatike”.
Personi i dyshuar është arrestuar, “ndërsa lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprimet policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, përfundoi Krasniqi.
















