Ekonomia Online
FUNDIT

Shiroka Pula takon shefin e EULEX-it, në fokus sundimi i ligjit dhe siguria në Kosovë

Shiroka Pula takon shefin e EULEX-it, në fokus sundimi i ligjit dhe siguria në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.

Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për forcimin e rendit dhe ligjit, funksionimin e institucioneve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

Ajo theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për sundimin e ligjit, pavarësinë dhe profesionalizmin e institucioneve të drejtësisë, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.

Të ngjashme