Real Madridi është pranë transferimit të talentit të Manchester Unitedit, JJ Gabriel, por marrëveshja mund të përballet me disa pengesa.
Shqetësimet për familjen mund ta komplikojnë transferimin e JJ Gabrielit te Real

Real Madridi është pranë transferimit të talentit të Manchester Unitedit, JJ Gabriel, por marrëveshja mund të përballet me disa pengesa.
Sipas tabloidit britanik “The Sun”, drejtuesit madrilenë kanë shprehur shqetësime për ndikimin e familjes së 16-vjeçarit në menaxhimin e karrierës së tij, përcjell “Gazeta Express”.
Vëmendja është përqendruar te babai i futbollistit, Joe Okeroyle, i cili përshkruhet si person shumë kërkues sa u përket vendimeve për të ardhmen e djalit të tij.
Në Madrid thuhet se e kanë vërejtur edhe përfshirjen e tij në polemika në rrjetet sociale, ndërsa deklaratat publike të Gabrielit e kanë shtuar vëmendjen rreth talentit të ri.
Ai ka thënë se ëndrra e tij më e madhe është fitimi i “Topit të Artë”.
Manchester United kishte tentuar ta bindte të qëndronte, duke ia ofruar familjes edhe një lozhë private në stadiumin e ri, fanellën me numrin 77 dhe një plan për promovimin e tij si markë personale.
lubi madje kishte planifikuar ta përfshinte në skuadër për ndeshjen ndaj Brightonit, por lojtari e kishte kërkuar largimin para asaj sfide.
Sipas raportimeve, transferimi mund t’i kushtojë Real Madridit jo më shumë se 350 mijë funte.
Madrilenët vazhdojnë të punojnë për përmbylljen e marrëveshjes, ndërsa Manchester United po e shqyrton mundësinë e ndjekjes së rrugëve ligjore për largimin e tij.

















