Sot, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë parandaluar futjen e një mjeti të mprehtë (thikë) në institucion.
Zbulohet thika e fshehur në xhaketë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Gjatë kontrollit të rrobave në hyrje të sallës së vizitave (Porta Zero), zyrtarët korrektues kanë zbuluar një thikë të fshehur në mënyrë të kamufluar brenda xhaketës, e cila ishte destinuar për një person të burgosur.
Sipas njoftimit, pas zbulimit, vizita është anuluar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës. Rasti është trajtuar në përputhje me procedurat përkatëse.
"Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon të zbatojë kontrolle dhe masa të rrepta sigurie për të parandaluar futjen e sendeve të ndaluara në institucionet korrektuese", thuhet në njoftim.














