Ekonomia Online
FUNDIT

Zhegrova i pakënaqur me minutazhin te Juventusi, Fabrizio Romano zbulon situatën e tij

Zhegrova i pakënaqur me minutazhin te Juventusi, Fabrizio Romano zbulon situatën e tij

Edon Zhegrova nuk është i kënaqur me hapësirën që po merr te Juventusi dhe kërkon më shumë minuta në fushë.

Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, futbollisti kosovar është i zhgënjyer që po aktivizohet kryesisht si zëvendësues dhe dëshiron të ketë një rol më të rëndësishëm në skuadrën torineze, shkruan Indeksonline

Megjithatë, pavarësisht minutazhit të kufizuar, Zhegrova ka arritur të lërë gjurmë këtë sezon, duke shënuar dy gola në Serie A me fanellën e Juventusit.

Situata e reprezentuesit të Kosovës pritet të jetë një prej çështjeve për t’u përcjellë me vëmendje gjatë afatit kalimtar të janarit, kur mund të ketë më shumë qartësi për të ardhmen e tij.

Të ngjashme