Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë një sqarim në orët e mbrëmjes lidhur me një lajm që po qarkullon se ky institucion i ka dërguar informatë Zyrës së Presidencës se në rast se shpallet data e zgjedhjeve më 7 shkurt 2010, do të kenë rrezik të furnizohen në kohën e duhur me fletëvotime.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për EkonomiaOnline se “KQZ-ja nuk i ka dërguar ndonjë informatë të tillë Zyrës së Presidencës”.
“Lidhur me datën e zgjedhjeve, kryetarja e KQZ-së e ka shprehur qëndrimin publikisht, ditë më parë, që të shfrytëzohet afati maksimal kushtetues për caktimin e datës së zgjedhjeve, në mënyrë që të kemi më shumë kohë për t’u përgatitur”, shtoi Elezi.