Sqaron Policia e Kosovës: Zyrtari policor nuk u plagos me armë zjarri por me fishekzjarr

Prishtinë | 10 Gus 2023 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës e ka demantuar lajmin se një zyrtar policor në Prizren është sulmuar me armë zjarri.

Sipas një sqarimi për medie të Policisë, zyrtari policor ishte lënduar nga fishekzjarrët të cilat ishin shkrepur pas një ndeshje futbolli në këtë qytet.

“Me qëllim të informimit të drejtë të publikut lidhur me një shkrim të publikuar dje, ku pretendohet se ‘në sy të policisë gjuhet me armë zjarri’, sqarojmë se:

Më 08.08.2023, në Reçan të Prizrenit, gjatë zhvillimit të një gare sportive (turne në futboll), ku kishte një numër të konsiderueshëm shikuesish, e ku prezent ka qenë një patrullë policore, në finale, ka pasur festime me të cilat karakterizohen zhvillime të tilla.

Sipas policëve të cilët kanë qenë prezent, gjatë festimeve nga shikuesit ka pasur shkrepje të mjeteve piroteknike (një petarde) dhe jo gjuajtje me armë siç pretendohet në shkrimet në mediume”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme