“Squid Game” në jetën reale, rojet kontrollojnë provimin

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 20:22 | Nga Ekonomia Online

“Squid Game” është seriali koreanojugor, i cili po thyen rekorde në çdo drejtim, ndërsa ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm në vende të ndryshme të botës.

Për t’u punësuar në Ministrinë e Drejtësisë në Indonezi, së pari duhet të kaloni një provim. Deri këtu gjithçka është normale, por kur aplikantët u futën në sallën e provimit, u përballën me një pamje të çuditshme, sikur ata ishin lojtarë të “Squid Game”. Provimi u monitorua gjatë gjithë kohës nga persona të veshur si në serialin e famshëm, të cilët mbanin në duar armë false.

Arsyeja e kësaj çmendurie është pikërisht e kundërta e asaj që menduat. “Ne donim që pjesëmarrësit të ndiheshin sa më rehat gjatë provimit”, tha ministri.

Në një deklaratë në lidhje me provimin, Ministria shkroi se aplikantët janë si lojtarët e “Squid Game”, atyre u duhet të kapërcejnë shumë vështirësi për të arritur çmimin e madh që në këtë rast është punësimi në ministri.

“Ishte shumë argëtuese, më bëri të ndihesha mirë gjatë provimit”, tha një prej aplikantëve.


Të ngjashme