Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 398 gjoba, për personat që nuk kanë respektuar masat antiCOVID në vendin tonë.
Siç njofton policia, po ashtu janë shqiptuar edhe një mijë e 158 gjoba të trafikut.
Në këtë periudhë kohore, kanë ndodhur edhe 22 aksidente të trafikut me persona të lënduar dhe 41 aksidente trafiku me dëme materiale.