Lista Serbe” e Goran Rakiqit ka reaguar pas aksionit të sotëm të Policisë së Republikës së Kosovës në veri të vendit për arrestimin e disa zyrtarëve policorë të cilët dyshohet se kanë fshehur provat rreth rastit të vrasjes së Oliver Ivnaoviqit dhe për krim të organizuar.
Nga ky aksion janë arrestuar dy persona, ndërsa i treti është në kërim.
Sipas “Srpskas” ky aksion i sotëm i Policisë së Kosovës po bëhet për të larguar vëmendjen nga dështimi i serishëm i Kosovës për të arritur anëtarësimin ne INTERPOL.
Nga kjo parti thonë se liderët politik në Kosovë po mundohen që dështimet e tyre t’i mbulojnë duke ndjekur e arrestuar “qytetarë të pafajshëm pa kurrfarë provash”.
Në komunikatën e lëshuar në gjuhën serbe kjo parti përmend edhe faktin se bashkësia ndërkombëtare po hesht.
“Në kërkojmë që personat e arrestuar padrejtësisht të lirohen menjëherë. Përgjegjësia për paqenë në këtë rajon dhe kujdesi për sigurinë e qytetarëve u takon, UNMIK-ut, KFOR-it dhe EULEX-it”, thuhet në komunikatë.
“Lista Serbe” që drejtohet nga Goran Rakiq është një parti e cila vepron nën direktivat e Beogradit zyrtar, shkruan Gazeta Express. Në Serbi ndërkohë është duke u strehuar një prej të dyshuarve rreth rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, Milan Radojicic.