Stabilizohet gjendja e zjarreve në Kosovë, vetëm një vatër aktive në rajonin e Prishtinës

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Pas gjendjes emergjente me ndezjen e zjarrit nëpër pyje, situata duket se po shkon duke u stabilizuar.

Gjatë ditës së djeshme, vetëm në rajonin e Prishtinës ishin aktive 19 vatra të zjarrit, të cilat ishin duke u menaxhuar nga zjarrfikësit, shkruan lajmi.net.

E sot gjendja është dukshëm më e mirë.

Komandanti i zjarrfikësve për rajonin e Prishtinës, Latif Zeka ka thënë për lajmi.net se sipas informacioneve në terren, aktive është vetëm një vatër zjarri.

“Nga informacionet që kemi, vetëm në Besi e kemi të ndezur një zjarr ndërkaq që të tjerat janë shuar dhe nuk kemi informacione për vatra tjera të zjarrit”, ka thënë Zeka për lajmi.net.

E në lidhje me këtë çështje, kryeministri Haradinaj ka thënë dje se do të hartohet një plan urgjent për parandalimin e zjarreve.

Të ngjashme