Dëshmia e vaksinimit është kusht për të kaluar kufirin me Kosovën. Mungesa e saj krijoi radhë të gjata të hënën në Morinë.
Këtë e dëshmojnë edhe qytetarët që gjatë ditës nga Shqipëria erdhën në Kosove përmes pikës kufitare në Morinë.
Ndërsa në rast se u mungon dëshmia e vaksinimit dhe testi, qytetaret i kanë thënë Euronews Albania se janë detyruar të nënshkruajnë një deklarate për vetëizolim 7 ditor.
Megjithatë ata nuk kanë pranuar të flasin para kamerës. Ndërsa përjashtim bëhet për të gjithë udhëtarët që kalojnë transit neper territorin e Kosovës, që kryesisht janë nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Atyre që destinacion kanë këto vende dhe nuk janë të vaksinuar apo u mungon testi, po ashtu u kërkohet të nënshkruajnë deklaratë që brenda 3 orëve do ta lëshojnë territorin e Kosovës.
Si rezultat i këtyre procedurave, hyrja në Kosovë po shkakton pak më shumë vonesa, ndërsa hyrja për në Shqipëri po vijon normalisht, pasi masat e reja hyjnë në fuqi nga 6 shtatori.
Radhë të gjata u shkaktuan të hënën në pikën e kalimit kufitar si rezultat i masave të reja, ku pa ndonjë informim për qytetaret që ndodheshin me pushime apo punë në Shqipëri, autoritetet kosovare u kërkuan teste të COVID-19 dhe dëshmi të vaksinimit.