Stacioni i ri i Autobusëve në Podujevë, do hapet që nga nesër (e martë).
Kështu njofton Komuna e Podujevës, e cila thotë se pas disa muajsh vonesash për shkak të sfidave me lidhjen e energjisë elektrike, çështja tani është zgjidhur dhe stacioni është i gatshëm të fillojë operimin.
“Ky stacion modern do të përmirësojë ndjeshëm kushtet për udhëtarët dhe do të lehtësojë qarkullimin e transportit publik në qytet. Sa i përket çështjes së trafikut urban do të njoftoheni me kohë se kur mund të shfrytëzohet dhe detajet e tjera të nevojshme”, shkruan në postimin e publikuar në Facebook.