Disa muaj pas përfundimit të botërorit “Rusia 2018” sytë janë kthyer nga Katari që po përgatitet për organizimin e ngjarjes më të madhe të futbollit, e cila do të mbahet në fund të vitit 2022.
Katari është shteti i parë nga bota arabe që ka marrë përsipër organizimin e botërorit dhe ai do të jetë shumë i veçantë.
Për herë të parë do të mbahet në sezonin e dimrit për t’u ikur temperaturave të larta që në këtë vend mbretërojnë gjatë verës.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, së fundi ka vizituar Dohan për të inspektuar nga afër punimet që po bëhen për botërorin që do të mbahet pas katër vjetësh.