Stadiumet në Rusi qëndruan në heshtje për një pjesëlojë

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 10:46 | Nga

Tifozët e futbollit në Rusi kanë qëndruar heshtur gjatë pjesës së parë të ndeshjeve, për të nderuar viktimat e zjarrit që shpërtheu në një kompleks tregtar dhe argëtues.

Së paku 64 persona kanë ndërruar jetë nga zjarri më 25 mars në qytetin siberian Kemerovo.

“Ishte e vështirë të luhej gjatë pjesës së parë”, ka thënë kapiteni i Spartak Moskës, Denis Glushakov, pas fitores 2:1 të skuadrës së tij të shtunën kundër Tosnos, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. “Tribunat ishin plotësisht të heshtura dhe ishte shumë e pazakontë”.

Ndeshjet në Premier Leaguen e Rusisë në futboll nisën me një minutë heshtje.

Në një mesazh në “Twitter” te skuadra Dynamo Moska, para ndeshjes në shtëpi kundër Arsenal Tulas, shkruante: “Në nderim të kujtimit të atyre që vdiqën, tifozët e shumicës së klubeve janë pajtuar të kalojnë pjesët e para të ndeshjeve të tyre në heshtje. Ne ju inkurajojmë ju të përkrahni këtë aksion”.

Plani për heshtje totale nuk shkonte gjithmonë mirë, pasi kishte fishkëllima apo brohoritje herë pas here dhe tentime për të nisur këngë, por që shpesh ndaleshin nga tifozët tjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme