Stafi i kafiterisë “Momo” del negativ me Coronavirus

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 20:59 | Nga Ekonomia Online

I gjithë stafi i kafiterisë “Momo”, ka rezultuar negativ me Coronavirus.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare në Facebook të “Momo”.

Më tej në njoftim bëhet e ditur se lokali ka qëndruar i mbyllur nga dita e mërkurë, për t’u siguruar mbi shëndetin e stafit dhe të klientëve.

Përderisa lokali është dezinfektuar disa herë dhe do të dezinfektohet sërish në mënyrë që të jetë gati për klientët të hënën.

Njoftimi i plotë:

Momo – I gjithë stafi rezulton NEGATIV!

Miq të dashur, sot kemi pranuar edhe rezultatet e fundit të personave të testuar për Covid-19.

Ju njoftojmë se i gjithë stafi ka rezultuar negativ. Jemi jashtë mase të lumtur që nga lokali jonë nuk është infektuar as edhe një person. Për hirë të korrektësisë ndaj klientëve tanë, Momo ka qëndruar mbyllur nga dita e Mërkurë, për t’u siguruar mbi shëndetin e stafit dhe të klientëve.

Gjatë kësaj kohe lokali është dezinfektuar disa herë, nesër do ta dezinfektojmë në tërësi prap dhe jemi të gatshëm t’i rihapim dyert për ju.

Ju mirëpresim nga dita e Hënë, me kujdes dhe pa panikë.

Shihemi të Hënën,

Momo💙

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme