Stankoviqi i prerë, nuk ka shkëmbim territoresh me Kosovën

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Presheva, Bujanoci e Medvegja kanë qenë, janë dhe mbesin pjesë përbërëse të Serbisë, dhe për këtë s’ka çfarë të bisedohet e lëre më të negociohet me këdo qoftë, i ka thënë të përditshmes së Beogradit, “V.Novosti”, Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues në Serbi për Preshevë, Bujanoc e Medvegje, transmeton Koha.net.

Stankoviqi i deklaroi “Novostit” se shkëmbim territoresh ose bashkëngjitje Kosovës kërkojnë ata të cilët shihet qartë se nuk e dinë sa njerëz kanë lënë jetën “për të jetuar në përbashkësi me fqinjët e vet, pavarësisht nga përkatësia e tyre kombëtare dhe orientimi fetar”.

I pyetur se si e komenton vendimin e partive shqiptare që vetëm ato të formojnë koalicionin qeverisës në Bujanoc, Stankoviq u përgjigj se njerëzit e “përgjegjshëm dhe të arsimuar” si dhe shoqëritë me “vlera e parime të dëshmuara demokratike” kryesisht angazhohen që në mjediset shumetnike pushteti formal të jetë “në proporcion me përbërjen kombëtare të popullsisë”.

Ai konsideron se serbët dhe shqiptarët duhet të jetojnë së bashku, dhe “jo njëri pranë tjetrit” dhe beson se jeta e tyre e përbashkët është “në të mirën” e të dy popujve.

Siç është shprehur, ai “ nuk është kundër” vendimit të liderëve lokalë shqiptarë që vetë të drejtojnë administratën lokale, ndërsa ka shtuar se “secili” duhet ta di se Serbia nuk ka hequr do të nga banorët të cilët të cilët jetojnë në Preshevë, Bujanoc e Medvegje”, transmeton Koha.net intervistën “V. Novostit” me kryetarin e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc e Medvegje, Zoran Stankoviqit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme