“Kjo dërgon një sinjal politik shumë negativ”, ka shkruar në Twitter, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka pranuar propozimin e Josep Borell, shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, që Kosova të suspendojë masat e shkallëzuar për targat ilegale dhe ta shtyjë vendimin, derisa Serbia të mos lëshojë më targa me iniciale “KM” e akronime të qyteteve të tjera.
“Unë do i informojë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, ministrat e Jashtëm dhe partnerët tanë për sjelljen jokonstruktive të palëve dhe mungesën e plotë të respektimit të detyrimeve të tyre ndërkombëtare ligjore, dhe kjo vlen veçanërisht për Kosovën”, shkroi Stano.
Borrell pas takmit me Kurtin dhe Vuçiç-in tha se “kishim një propozim”, “presidenti Vuçiç e pranoi, kryeministri Kurti jo”.
“Për hir të transparencës më duhet të them se vëmë para një propozim që do ta evitonte këtë situatë. Vuçiç e pranoi propozimin. Kurti nuk e pranoi. Rendi dhe ligji nuk duhet të shfrytëzohet si pretekst për eskalime”, deklaroi Borell.
Sipas Borell, nëse ndodhë që të ketë de-eskalim të situatës, palët “kanë përgjegjësi të madhe për dështimin e bisedimeve sot”.
Meqë marrëveshje nuk u arrit, ai ka pasur një kërkesë për të dyja palët.
“Për të evituar eskalimet do të bëj një lutje. Do të doja të ketë një marrëveshje, por meqë nuk ka, më lejoni të bëj një thirrje: fillimisht kërkoi nga Kosova që menjëherë të suspendojë fazat e ardhshme për ri-regjistrim të veturave në veri të Kosovës. E përsëris. Pres nga Kosova që menjëherë t’i suspendojë fazat në lidhje me targat. Kurse pers nga Serbia që të mos lëshojë më targa me inicialet ‘KM’ dhe targa të tjera me akronime të qyteteve të Kosovës”.