Stano: Shtetet anëtare të BE-së po vijojnë konsultimet për hapat e ardhshëm rreth situatës Kosovë-Serbi

Prishtinë | 14 Qer 2023 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se pas vizitës së javës së kaluar të emisarit evropian, Miroslav Lajçak në Prishtinë e Beograd, u konfirmua se të dyja palët ende kanë pikëpamje të ndryshme në shumë çështje.

Agjencia serbe e lajmeve “Beta”, raporton se Stano në një deklaratë për ta, ka thënë se diskutimt ishin shumë të vështira, gjatë vizitës së Lajçak e Escobar, sidomos në Prishtinë.

Ai po ashtu thuhet se ka deklaruar që përfaqësuesi i Lartë është informuar për bisedimet, dhe se tani shtetet anëtare të BE-së janë duke u informuar dhe se po vijojnë konsultimet për hapat e ardhshëm.

Vlen të theksohet se kryeministri Albin Kurti sot ka bërë të ditur se ka propozuar një plan me pesë pika për shtensionimin e situatës në veri, çështje të cilën BE-ja se ka komentuar ende.

Të ngjashme