Leo është ende në kërkim të golit të tij të parë në Ligue 1 pas transferimit në verë nga Barcelona, çfarë po shkon keq për argjentinasin?
Kur Lionel Messi brenda pak ditësh përfundoi lëvizjen e tij në Paris Saint-Germain më 10 gusht, ai ndoshta nuk e priste që gati tre muaj më vonë do të ishte ende në kërkim të golit të parë në Ligue 1.
Përshtatja në Ligën e Kampionëve me skuadrën e tij të re nuk ka rezultuar problem. Ai ka shënuar tre gola në tre ndeshje.
Por, në Ligë, ai ende nuk ka shënuar.
Kjo ecuri nuk është aspak e zakontë në karrierën e Lionel Messit.
Që nga sezoni 2005-06, kur ai ishte ende vetëm 18 vjeç, Messit i është dashur vetëm një herë të presë përtej ndeshjes së tetë të çdo sezoni të ligës për golin e tij të parë në ligë, në 2019/2020, dhe madje kjo ishte vetëm sepse ai humbi pesë ndeshjet e para shkaku i një dëmtimi.
Deri më tani në Ligue 1, ai ka bërë vetëm 5 paraqitje, ka luajtur në total 325 minuta, por për një njeri që është mësuar të shënojë gjithmonë shumë në karrierë, kjo situatë nuk është aspak normale.
Sido që të jetë, te Parisi kanë besim se së shpejti do të vijë goli i parë i Leos dhe duke parë që sezoni është i gjatë, ai do t’i heshtë edhe kritikët për të mbyllur edicionin me shumë gola, ashtu si në Barcelonë.