Milot Rashica me një paraqitje të shkëlqyer ka ndihmuar Werder Bremen që të kalojë tutje në Kupën e Gjermanisë, pas fitores 4:1 kundër Heidenheim.
Ylli i Kosovës pati nevojë për vetëm gjashtë minuta për të çuar në epërsi 1:0 Werder Bremen.
Goli i Rashicës ishte më të vërtetë i bukur, duke e lënë pa asnjë mundësi portierin kundërshtar.
Kupa e Gjermanisë po del të jetë një kompeticion i preferuar për Rashicën.
23 vjeçari ka arritur të shënojë në pesë ndeshjet e fundit në Kupën e Gjermanisë, përfshirë edhe Bayern Munich dhe Borussia Dortmundin.