Në një raport të INSTAT, referuar të dhënave të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë duket se sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut prekin më shumë kuksianet, ndërsa vdekshmëria më e lartë për shkak të sëmundjeve tumorale shënohet në Shkodër dhe Vlorë.
Gjithsesi vetëm gjatë vitit 2018 kanë humbur jetën 21 804 persona, ku përveç sëmundshmërisë përfshihen edhe shkaqet natyrale apo aksidentet. Për sa i përket sëmundshmërisë shqiptarët e humbin jetën më shumë nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, të cilat zënë 53 5 të vdekshmërisë.
Numrin më të madh e zënë vdekjet nga sëmundjet enëve të trurit, më pas vijnë sëmundjet e zemrës dhe ishemitë. Duke iu referuar shifrave të INSTAT, vendin e dytë e zënë vdekjet për shkak të sëmundjeve tumorale, të cilat janë rritur.
Përqindjen më të lartë e zënë vdekjet për shkak të tumoreve në aparatin tretës. Për sa i përket vdekshmërisë nga sëmundjet tumorale, duket se më të prekur janë burrat, ku vetëm gjatë vitit 2018 kane humbur jetën 32 burra për 100 mijë banorë, më shumë se sa gratë.
Gjirokastra ka shënuar numrin më të lartë të vdekjeve në një vit me 1194 persona duke u pasur nga Korça e me pas Berati .
Numrin më të ulët e mban Tirana, me 58 vetë në vit, Kukësi dhe Durrës. Sociologët shpjegojnë se kjo lidhet me rritjen e moshës së jetëgjatësisë. Në Gjirokastër dhe Korçë thonë ata, të rinjtë kane emigruar dhe kanë mbetur moshat e mëdha, të cilët kane numër të lartë vdekjesh për shkaqe natyrale.