Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, e ka quajtur opozitën si “zhurmagjike” dhe pa një kauzë të drejtë.
Në seancën e Kuvendit ku po kërkohet shkarkimi i ministres së MINT-it, Rozeta Hajdari, Statovci ka thënë se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nën udhëheqjen e ministres Rozeta Hajdari, ka bërë punë të jashtëzakonshme për këto dy vite qeverisje.
Ajo ka pasur kritika edhe për dërgimin në Kushtetuese Projektligjin që rregullon çmimet e produkteve bazë ushqimore.
“Paraqitja e kësaj rezolute është edhe një tentative opozitare ende në kërkim të një kauze, të cilën s’po mund ta gjejnë assesi, dhe po provojnë forma dhe qasje ty ndryshme zhurmagjike nën pretendimin e qarjes së hallit të qytetarëve për vështirësitë ekonomike. Përderisa ne realitet janë po të njëjtit që me veprimet e tyre kanë mbështetur dhe dërguar në Gjykatë Kushtetuese për ta vonuar implementimin e tij, Projektligjin që rregullon çmimet e produkteve bazë ushqimore, në kohën kur inflacioni goditi gjithë vendet, që do mbronin ata që e ndjenin goditjen më së shumti”.
“Sot përsëri opozita po paraqet një rezolutë të radhës e cila nuk ka bazë ligjore për t’u implementuar dhe është vetëm një kotësi e radhës pa sens dhe vetëm sa për t’u munduar për të arsyetuar opozitbërjen. Sigurisht, është normale për këtë opozitë, që të mundohen ta godasin punën e ministres Hajdari, pasi rëndësia që kjo ministri ka për vendin në fushën e tregtisë, industrisë dhe ndërmarrësisë, dhe sektorët ndishëm që mbulon si konkurrenca, tregu i lirë, rregullimi i produkteve të naftës, dikujt padyshim ua ka prishur komoditetin. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nën udhëheqjen e ministres Rozeta Hajdari, ka bërë punë të jashtëzakonshme për këto dy vite qeverisje”, u shpreh ajo.
Ajo ka thënë se mbrojta e konsumatorëve nga abuzimi me inflacion, ka bërë që Ministria të ndërmarrë një sërë masash inspektuese tek bizneset të cilat në kohë krize kanë bërë ngritjen artifificiale të çmimeve, duke ndikuar.
“Ndërsa për të rregulluar njëherë e mirë çështjen e çmimeve të produkteve bazike, ministria ka përgatitur dhe dorëzuar projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Rastet e Veçanta të Destabilizimit në Treg. Duke parë impaktin që do të kishte ky ligj në luftimin e inflacionit dhe uljes së çmimeve të produkteve bazike, kjo opozitë, në vend se të jepte kontributin e saj në lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe shtresave më në nevojë, fatkeqësisht u kujdesën që këtë proces ta vononin, duke dërguar ligjin në Gjykatë Kushtetuese”.