Statovci: Koha është për një trajner që do ta kualifikojë Kosovën

Prishtinë | 09 Shk 2024 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Kosova më datë 8 shkurt 2024 në Paris, ka njohur rivalët për sezonin e ri të UEFA Nations League 2024-2025. Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët në fazën e grupeve të Ligës C.

“Dardanët” gjenden në grupin 2, bashkë me Rumaninë, Qipron dhe fituesin e duelit mes Lituanisë dhe Gjibraltarit.

Trajneri i FC Phoenix, Faruk Statovci ka thënë se Kosova është në një grup të lehtë në këtë kompeticion, por që Rumaninë ai e sheh si problemi kryesor për ‘Dardanët’.

Kosova është me një grup ku realisht mund të themi që konsiderohet si i kalueshem edhe pse kundershtare te lehte nuk ka. Unë mendoj se Rumania është skuadra më e fortë e grupit”, tha Statovci.

Tutje trajneri i Phoenix-it për sinjalin foli edhe për selektorin e ri të Kosovës që ende nuk është emëruar askush.

“Sa i përket selektorit është më mirë të mendojmë shumë ë te gjejmë një i cili na përshtattet me grupin e lojtarëve që e kemi. Koha është për një trajner që ta kualifikojë Kosovën”, u shpreh ai.

Të ngjashme