Statovci: Kosova nuk do e shet më shtetin për pushtetin

Prishtinë | 15 Dhj 2022 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka reaguar pas largimit të dy partive opozitare, PDK dhe AAK nga seanca ku po mbante fjalimin vjetor presidentja Vjosa Osmani.

Sipas Statovcit, Presidentja Osmani, nuk ka thënë asgjë më shumë se një të vërtetë të njohur.

Ajo ka thënë se Kosova më nuk e sakrifikon ndërgjegjën e saj për hesape personale të askujt, teksa thotë se nuk do e shet më shtetin për pushtetin.

Postimi i plotë:

Struktura e mendimit të deputetes Musliu, e shprehur sot si kinse reagim ndaj fjalimit të presidentes, nga ana socio kulturore tipizon mjaft mirë rrënjën e mendimit, sjelljes e veprimeve që kanë ndodhur në të kaluarën në pushtet e që qytetari i vendit, u tregoi vendin me votën e 14 shkurtit.

Ajo çfarë dëgjuam nga reagimet kundërshtuese, ku varfëria për të ndërtuar argumente kontestuese për fjalimin e presidentes Osmani, ishte asgjë më pak se sa shfaqje, për të satën herë, e një niveli jashtë çdo standardi etik, profesional e kulturor, mbi të gjitha.

Presidentja Osmani, sot, në Kuvend, tha asgjë më shumë se një të vërtetë të njohur. Kosova më nuk e sakrifikon ndërgjegjën e saj për hesape personale të askujt. Kosova nuk do e shet më shtetin për pushtetin.

Presidentja po ta zbardhë ftyrën edhe ty, pavarësisht fymjeve që i drejton ndaj saj.

Të ngjashme