Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka bërë thirrje grave dhe vajzave që t’i shtojnë vizitat onkologjike në mënyrë të parandalohet sëmundja e kancerit të gjirit.
Ajo ka thënë se lufta kundër kancerit të gjirit duhet të jetë e përditshme dhe jo vetëm në muajin tetor.
Tutje, Statovci u ka bërë thirrje dhe i ka inkurajuar ato që të bëjnë kontrolle dhe të njoftohen me kohë për simptomat e kësaj sëmundje.
Postimi i plotë i saj
Së bashku me Presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, ministra e diplomatë, morëm pjesë në manifestimin tradicional informativo-kulturor me moton “Zbulimi i hershëm – Mbijetesë”, në kuadër të muajit rozë 🌸.
Lutem për triumfin e grave dhe vajzave në luftën kundër kancerit, e të cilat janë shndërruar në frymëzim për shumë njerëz, duke iu dhënë forcë për jetë.
Lufta kundër kancerit të gjirit duhet të jetë e përditshme. Iu bëjmë thirrje dhe i inkurajojmë të gjitha gratë dhe vajzat që të bëjnë kontrolle dhe të njoftohen me kohë për simptomat e kësaj sëmundje.
Detektimi i hershëm shpëton jetë!