Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci ka reaguar sot pas situatës së krijuar në kuvendin e Kosovës, duke thënë se nuk e humbin fokusin.
Ajo tutje ka shtuar se shohin andej nga i kanë drejtuar 440 mijë votat e qytetarëve.
Statovci ka përmendur disa nga ligjet të cilat u votuan sot në Kuvend, pasi që situata u qetësua.
Në fund Statovci ka thënë se vota e 14 shkurtit shumëçka nga e mbara ktheu në binarë e pothuajse gjithëçka nga e mrapshta i nxorri nga binarët.
Postimi i plotë:
Nuk e humbim fokusin. Shohim andej nga na kanë drejtuar 440,000 votat e qytetarëve dhe përtej.
Të gëzuar tejmase që
Ligji që rregullon çmimet e barnave dhe që i mbronë qytetarët nga abuzimet: kaloi;
Ligji që i mbronë qytetarët në nevojë nga përmbaruesit, përtej minimumit jetik për jetesë: kaloi;
Ligji që i mbronë të punësuarit, më së shumti gratë, nga pragu i pagës minimale, që rritet për herë të parë pas 11 vite, nga 130 dhe 170 euro në 264 euro: kaloi;
Ligji që themelon Insitutin për krimet e luftës që do të dokumentojë krimin shtetëror të Serbisë mbi jetën, shëndetin, pronën e qindra mijërave shqiptarëve të Kosovës: kaloi;
Ligji që themelon Fondin Sovran dhe që i mundëson shtetit përfitimet nga asetet e të mirat publike dhe mundësi investime në kompani prodhuese dhe eksportuese: kaloi;
E gjithë kjo sepse vota e 14 shkurtit shumëçka nga e mbara ktheu në binarë e pothuajse gjithëçka nga e mrapshta i nxorri nga binarët. Përfitues nuk jemi ne. Janë qytetarët që e shkaktuan 14 shkurtin 2021, e me gjasë do të vazhdojnë ta thellojnë këtë realitet endë më shumë.