Statovci: Pala kosovare konstruktive në dialog, Serbia shkeli tetë herë marrëveshjen

Prishtinë | 11 Maj 2023 | 22:22 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka theksuar se Serbia nuk po u përmbahet obligimeve të përcaktuara në marrëveshjen për normalizim me Kosovën.

Ajo theksoi se për më pak se dy muaj, serbët kanë shkelur tetë nga 11 pikat e marrëveshjes, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“E meta e këtij procesi është se gjithçka mbështetet në fakt që ka mungesë të besimit nga dy palët. Edhe vetë fakti që ende pa u bërë dy muaj, tetë pika nga 11-të pikat janë të shkelura, jep indikacione se sa faktikisht kemi një palë serioze në procesin e këtij normalizimi”, ka deklaruar ajo në RTV Dukagjini

Tutje ajo ka thënë se pala kosovare ka shfaqur konstruktivitet në dialogun me Serbinë, duke shërbyer si avokuese e një zgjidhjeje që synon stabilitetin.

Në të kundërt, ajo ka vërejtur se pala serbe vazhdimisht ka tentuar të gjejë zgjidhje që mund të hapin vrima të reja për konflikte potenciale.

“Unë mendoj që pala kosovare ka treguar konstruktivitetin e vet, pasi ka prokalmuar dhe ka qenë avokuese të asaj për një zgjidhje, e cila ofron stabilitet, e nga pala serbe vazhdimisht e shohim që tenton për një zgjidhje e cila lë vrima të reja të konflikteve potenciale”, ka thënë ajo. 

Të ngjashme