Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se Lista Guxo ofron një model tjetër nga partitë e tjera.
Statovci duke folur për dialogun ka thënë se rrethnat e tilla po ndikojnë në prioritizimin e problemeve.
“Rrethanat e tilla padyshim e prekin edhe fokusin e politikës sepse tentojnë që të le të themi riaktualizohet edhe cështja e prioriteteve”, ka thënë ajo më tej.
Më, tej ajo ka thënë se shpreson që të kenë më shumë qartësi në këtë proces për shkak të vëmendjes ndërkombëtare si dhe seriozitetit të Qeverisë.
“Mirëpo shpresojmë që për shkak edhe të vëmendjes së faktorit ndërkombëtar mirëpo edhe të seriozitetit të institucioneve tona do të ketë më shumë qartësi në raport me hapat e mëtutjeshëm të cilët duhet marrë dhe potencialisht edhe finalizimit të kësaj problematike të cilën e përcjell vendin për shumë vite”, ka thënë ajo në Kanal 10
Ajo ka thënë se Lista Guxo dallon nga partitë e tjera.
“Ofrojmë një model më ndryshe se sa partitë e tjera”
Më tej, ka folur edhe për strukturën e moshës që e ka kjo parti.
“Kemi një masa e cila më shumë le themi përfshinë të rinj e të reja të cilët tentojnë ose e shohin politikën si mënyrë më të mirë për t’i kontribuar vendit edhe qytetarit”.