Statovci thotë se Raporti i Progresit është një nga më të mirët ndonjëherë

Prishtinë | 01 Nën 2024 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Jeta Statovci, deputete e partisë “GUXO”, ka pasur një interpretim optimist mbi gjetjet e Raportit të Progresit të Bashkimit Evropian, që u publikua dy ditë më parë.

Statovci ka vlerësuar se ky raport ishte “një nga raportet më të mira ndonjëherë”.

Tutje, Statovci ka theksuar se nuk ka asnjë fushë në të cilën përmendet regresi.

“Ne shohim se ka një varg aspekte të cilat potencohen nga Raporti i Progresit e nga shumë vazhdon të cilësohet si një nga raportet më të mira ndonjëherë të marra ose të pranuara nga Kosova e cila në secilën fushë flet për progres, flet për hapa të cilat janë marrë në përmirësim të gjendjes. Nuk ka asnjë fushë në të cilën përmendet të ketë pasur regres” – ka thënë Statovci në Tëvë 1.

Të ngjashme