India ka shfaqur statujën më të gjatë në botë, ndërtimi i se cilës kushtoi 430 milionë dollarë.
Struktura 182 metërshe e vendosur në qytetin perëndimor Gujart, është një statujë e bronzte kushtuar liderit të pavarësisë Sardar Vallabhbhai Patel.
Kryeministri indian Narendra Modi ka thënë se kjo statujë e unitetit do të jetë një vend tejet atraktiv për turistët.
“Kjo statujë është simbol i integritetit dhe vendosmërisë së Indisë” është shprehur Modi në ditën e inaugurimit.
Megjithatë sipas qytetarëve ky është një shpenzim i panevojshëm i parasë publike dhe këto fonde do të mund të përdoreshin për qëllime tjera më të mira.