Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka pritur në takim Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të Komisionit Evropian, Genoveva Ruiz Calavera.
Calavera gjatë ditës ka zhvilluar takime edhe me kryeministrin Mustafa, ministren e Integrimeve, Mimoza Ahmetin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhajn.
Ajo do të qëndrojë në Kosovën deri më 9 mars.