Stavileci thotë se Kurti ka vetëm një zgjedhje “për të ikur”

Prishtinë | 13 Jan 2025 | 13:26 | Nga Gzim Mujaj

Blerand Stavileci, zëdhënës zyrtar i fushatës së PDK-së, i pyetur më lidhje me akuzat e kryeministrit Albin Kurti në fushatë zgjedhore për qeveritë e kaluara, ai ka thënë se Kurti po merret me të kaluarën, raporton Ekonomia Online.

“Ju po e shihni se në mungesë të platformave konkret për qytetaret, pastaj me dështime të shumta që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe. Më shumë sfera të tjera që kemi ngecur, ai merret më të kaluarën, por nuk është për t’u çuditur se të sepse ju po e shihni se të njëjtën gjë po edhe me mediat, edhe me debat”, ka thënë ai në konferencë për media.

Stavileci ka thënë se duke iu adresuar Kurtit se nëse nuk ke çka për të ju thënë qytetarë që ju ke premtuar shumë, “ke vetëm një zgjedhje për të ikur apo siç e ka stilin për ta mallkuar të kallurën”.

Të ngjashme