Stefanoviq: E ardhmja politike e Kosovës është majtisti Kurti

Prishtinë | 02 Dhj 2017 | 14:13 | Nga

Ish-kryenegociatori i Serbisë, Borko Stefanoviq, ka thënë se e “ardhmja e politikës në Kosovë e Serbi jemi ne majtistët, sikur Albin Kurti e unë Borko Stefanoviq”.

Ai këtë deklaratë e bëri në Mitrovicën e Veriut, ku mori pjesë në forumin “Procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, shkruan Klan Kosova

Stefanoviq atje poashtu tha se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mund të përfundojë në burg për pesë ditë.

Në tryezën që e bëri bashkë me ish-ministren për Dialog, Edita Tahiri, Stefanoviq potencoi se vendi i tij nuk kurrë nuk do ta pranojë shtetin e Kosovës.

Të ngjashme