Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do të arrestohet nëse vjen në Preshevë, pasi fletë arresti i gjykatës vendore për të është ende në fuqi, transmeton Koha.net.
“Në fuqi është fletë arresti i gjykatës sonë për të dhe gjithsesi se do të arrestohet po qe i qasshëm për policinë” ka thënë Stefanoviq për gazetën e Beogradit “Kurir”.
Haradinaj më herët ka thënë se është i gatshëm ta vizitojë Preshevën e Medvegjën me ftesë autoriteteve lokale duke shtuar se nuk do të lëvizë ilegalisht por me leje të autoriteteve serbe.
Fletë arresti për Haradinajn dhe kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi të cilat i ka shpallur Serbia, më nuk shihen në shihen në Interpol, e Stefanoviqi ato janë në bazën e Interpolit, por nuk janë të dukshme.
Kjo gazetë serbe përkujton se shkuarjen e vet në Beograd në prillin e vitit 2015 e kishte paralajmëruar kryetari aktual i Kosovës, atëherë ministër i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi. Ministri Stefanoviq po ashtu e kishte paralajmëruar arrestimin e tij. Thaçi në fund e anuloi pjesëmarrjen në takimin ku ishte.