Stefanoviq: Kosova e formon ushtrinë me 28 nëntor

Prishtinë | 17 Nën 2018 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviq është shprehur se ka një mundësi që Kosova të njoftojë formimin e Ushtrisë më 28 nëntor duke shënuar Ditën e Flamurit Kombëtar.

Duke komentuar mbi këtë mundësi, Stefanoviq, për RTS tha se kjo do të ishte sipas tij në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe ai pret që NATO e BE të reagojnë si garantues të këtyre marrëveshjeve, transmeton lajmi.net.

Siç është shprehur ai, Kosova po punon që kjo të jetë data e shpalljes së ushtrisë, edhe pse sipas tij kjo është në kundërshtim me të marrëveshjet ndërkombëtare të Kosovës, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me garancitë e NATO-s.

“Nuk ka mbështetje nga serbët për këtë,” tha Stefanoviq, duke shtuar se vetëm mundësia e një vendimi të tillë provokon shqetësimin e madh të serbëve në Kosovë.

“Ministria jonë e Mbrojtjes, e Brendshme dhe të gjitha shërbimet analizuan informacionet që kemi dhe përgatitën disa skenare të mundshme që mund të ndodhin dhe natyrisht përgjigjet e Serbisë, por ne dëshirojmë të flasim seriozisht me partnerët që janë dhe ishin garant – NATO dhe BE – se diçka e tillë nuk mund të ndodhë,” tha Stefanoviq.

Ai gjithashtu tha se në takimin e djeshëm të Byrosë për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë të shërbimit serb u dhanë disa detyra, duke pasur parasysh edhe formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit, agjenda e së cilës do të jetë kërkesa për pranimin e Kosovës, të cilën Serbia e kundërshton.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme