Stefanoviq: Kosova po i fsheh vrasësit e Ivanoviqit

Prishtinë | 16 Mar 2019 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se deklaratat e Kosovës për përzierjen e Serbisë në vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanboviq, është keqpërdorim politik dhe se hetimet në Serbi kanë treguar se fajtorët për vrasje dhe urdhërdhënësit e saj nuk duhet kërkuar në mesin e serbëve.

Stefanoviq për Radio-televizionin e Serbisë ka theksuar se as pas 14 muaj pas vrasjes së Ivanoviqit “nuk ka kurrfarë hetimesh serioze” në Kosovë.

“E gjitha që është bërë nga Agjencia e Sigurisë informative (BIA- Bezbednosno-informativna agencija), MPB e Serbisë dhe Prokuroria tregon se fajtorët dhe urdhërdhënësit për vrasjen e Ivanoviqit nuk duhet kërkuar në mesin e serbëve”, ka thënë Stefanoviq.

Ai ka shtuar se është e qartë se “është e qartë se autoritetet në Kosovë janë frikësuar nga Gjykata Speciale” e cila, ka thënë ai, duhet t’i gjykojë krimet ndaj serbëve.

Stefanoviq ka shtuar se “imperativi i Prishtinës është t’i fshehë vrasësit dhe urdhëruesit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme