Stefanoviq: Maqedonia e Veriut do të shkel të drejtën ndërkombëtare nëse nuk e ekstradon Morinën

Prishtinë | 02 Gus 2019 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviq tha se nëse Maqedonia e Veriut nuk e ekstradon Tomor Morinën, kjo do të nënkuptojë shkelje të ligjit ndërkombëtar.

“Të gjitha vendet që janë pjesë e Interpolit duhet të respektojnë rregulloret ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut, në bazë të një urdhri dhe dokumenteve të dërguara nga Serbia, duhet t’ia dorëzojë Morinën autoriteteve shtetërore që kanë të drejtë për të”, tha sot Stefanoviq.

Tomor Morina, një ish-ushtar i UÇK-së, u arrestua në Maqedoninë e Veriut pasi u dha urdhër nga Serbia që kërkonte ekstradimin e tij. Kërkesa u lëshua nga Interpoli-Serbi, njoftojnë mediat serbe.

Stefanoviq tha se ishte i shqetësuar se “autoritetet e Prishtinës pretendojnë se kjo nuk do të ndodhte”, e cila, siç tha ai, “tregon se ata janë në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut”.

Ai shtoi se nuk mund ta imagjinonte që “Maqedonia e Veriut vetvetiu ta lejoj atë”.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme