Stefanoviq ka nënvizuar se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është mënyra e zgjedhur nga Vuçiq për ta shtrirë pushtetin në Kosovë, përmes negociatave të zorshme që garantojnë qetësi për serbët ën Kosovë
12:40, 13 Korrik 2018
Zëvendëskryeministri i Serbisë Nebojsha Stefanoviq ka thënë se Aleksandar Vuçiq po mundohet që ta kthejë Serbinë në pozicion kur do të mund të luftojë për Kosovën, përmes formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Ai ka theksuar se Bashkimi Europian duhet t’i përgjigjet frikësimit dhe arrestimit të serbëve dhe ta dënojë këtë lloj sjellje të shqiptarëve, në vend të trajtimit në mënyrë të njëjtë të dy palëve.
“Nuk e di a është më shumë cikike apo tragjike kur ata na drejtohen të dy palëve”.
Stefanoviq më tutje ka nënvizuar se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është mënyra e zgjedhur nga Vuçiq për ta shtrirë pushtetin në Kosovë, përmes negociatave të zorshme që garantojnë qetësi për serbët ën Kosovë.
“Nëse Europa do të jetë lojtar i rëndësishëm në Ballkan duhet që t’i zgjidhë problemet territoriale dhe të mos ngrijë konflikte”.
Ai ka drejtuar gishtin kah shqiptarët e Kosovës si fajtorë për frikësimin e serbëve edhe përmes deklarimeve se do ta formojnë Ushtrinë e Kosovës me çfarëdo çmimi.
“Nuk më ka çuditur kjo nismë, por ajo tregon mungesë të theksuar të reagimit të Unionit Europian”, ka thënë Stefanoviq.