Sterling, prioritet i Barçës

Prishtinë | 21 Tet 2021 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti katalunas synon ta transferojë yllin e Manchester Cityt qysh në afatin kalimtar të janarit. Sterling po has në vështirësi për të luajtur rregullisht në “Etihad Stadium”

Barcelona është e vendosur për ta transferuar Raheem Sterlingun.

Gjiganti katalunas synon që ta sjell në “Camp Nou” yllin anglez në formë huazimi.

Mediumi spanjoll “Sport” raporton se “Blaugrana” do të mundohen ta bëjnë të vetin futbollistin e Manchester Cityt qysh në janar.

Përfaqësuesi anglez po has në vështirësi për të luajtur rregullisht në “Etihad Stadium”, përcjell “Gazeta Express”.

Prandaj, ai nuk i ka thënë “JO” një eksperience të re të mundshme larg Premierligës.

Nga ana tjetër, City po shpreson që futbollisti këmbëshpejtë ta vazhdojë kontratën.

Sterling ka qenë njëri prej sulmuesve më të mirë në Angli viteve të fundit.

Të ngjashme